Një person është arrestuar dje rreth orës 21:00 në fshatin Skivjan të Gjakovës, i cili dyshohet për kanosje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Policisë, i dyshuari i ka kërcënuar dy zyrtarë policorë.
Këto burime kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se si pasojë e një gjobe për kundërvajtje në komunikacion, i dyshuari i ka kërcënuar dhe ofenduar zyrtarët policorë: “o katolik, ki me m’njoft ti mu, ki me marr vesh ti se kush jom unë”, “pse po më dënon ti mu sa herë po më ndalon”, “ka me ta ** nanën e katolikit”.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Lidhur me rastin po merren njësitet e Policisë./Gazeta Sinjali/