image Kërcënimi me vrasje i Dick Marty, ish-inspektori i AKI-së: U bë me bekimin e Vuçiqit

Siguri

Kërcënimi me vrasje i Dick Marty, ish-inspektori i AKI-së: U bë me bekimin e Vuçiqit

news image

Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, lidhur me rastin e fundit për planifikimin e vrasjes së senatorit zviceran Dick Marty nga shërbimet serbe, ka thënë se shërbimi sekret serb nuk merr asnjë hap pa dijeninë e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sopjani ka thënë se shërbimi sekret serb me atë rus nuk mund të ndahen dhe se ndikimi i këtij të fundit në atë serb është jashtëzakonisht i madh.

“Vuçiq e di, por kjo është bë me bekimin e tij sepse i ka vyer kjo një lloj flirtimi që iu ka dashtë me bë dhe e di që strukturat e sigurisë në Serbi janë të ndikuara jashtëzakonisht shumë prej Rusisë. Ndikimi më i madh rus në Serbi është pothuaj në strukturat e sigurisë, kryesisht në inteligjencë. Aty është bashkëpunimi, problem është të ndahen BIA-n prej FSB-së. Kjo është bë me dijeninë dhe aprovimin e Vuçiqit sepse i është dashur edhe lidhja me Rusinë. Fakti më i thjeshti është se kemi të bëjmë me agresion ndaj Zvicrës nga strukturat e sigurisë të udhëhequra nga njeriu më i besuar i Vuçiqit”, tha ai.

Ai ka thënë se mbrojtja duhet ta ftojë Martyn në Speciale në cilësinë e dëshmitarit për të dëshmuar për prapaskenat e procesit të raportit.

E mira e kësaj pune është se janë zënë dhe kjo do të ketë implikime edhe në aspektin juridik sa i përket në proceset e Gjykatës Speciale pasi ajo bazamentin e ka në raport të Dick Martyt. Implikimet janë të kushtëzuara se a do kemi ndonjë reflektim, të Dick Martyt për procesin e gjykatës dhe bazamentin e kësaj gjykate. Meqë mundësitë janë reale që të kemi ndonjë implikim dhe tani mbrojtja do të duhej ta ftonte Martyn si dëshmitar që të rrëfehet para gjykatës me prapaskenat, sepse ka shumë prapaskena, siç e dimë këtë proces e ka nisur një ish-zyrtar i lartë i shërbimit sekret rus që ka qenë në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai, raporton Betimi për Drejtësi.

Sopjani nuk beson që Marty të mos ketë pasur njohuri për rolin e shërbimeve sekrete të huaja.

“Roli i shërbimeve sekrete në këtë proces ka nisur qysh në start të raportit. Dick Marty nuk është që nuk ka pasur njohuri për këto, por do ishte me rendësi të dihet që a është në gjendje i njëjti të dëshmojë, të reflektojë për këto prapaskena”, u shpreh Sopjani.

/GazetaSinjali/