image Kërcënimi me bombë, Policia heq shiritat rreth Rektoratit të UP-së - Sinjali

Kërcënimi me bombë, Policia heq shiritat rreth Rektoratit të UP-së

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një kërcënim serioz i cili kishte arritur në emailin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku përmes një mesazhi u paralajmërua një shpërthim me bombë.

Sinjali mëson se Policia e Kosovës tashmë ka hequr shiritat që me të cilët kishin rrethuar objektin e Rektoratit, teksa bëhet fjalë për një alarm të rrejshëm.

Ndryshe, lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

Ai ka bërë të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar situatën.

Ai ka thënë se informata është pranuar rreth orës 16:00.

Ndërsa lidhur me rastin rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka deklaruar se kanë marrë një e-mail me kërcënimin për bombë.

Kemi pranuar një e-mail anonim për një bombë, në siç e kanë shënuar ‘Hasan Prishtina’. Emaili ka ardhë në adresë të Rektoratit, tha rektori.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin