Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një kërcënim serioz i cili kishte arritur në emailin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku përmes një mesazhi u paralajmërua një shpërthim me bombë.
Sinjali mëson se Policia e Kosovës tashmë ka hequr shiritat që me të cilët kishin rrethuar objektin e Rektoratit, teksa bëhet fjalë për një alarm të rrejshëm.
Ndryshe, lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
Ai ka bërë të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar situatën.
Ai ka thënë se informata është pranuar rreth orës 16:00.
Ndërsa lidhur me rastin rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka deklaruar se kanë marrë një e-mail me kërcënimin për bombë.
“Kemi pranuar një e-mail anonim për një bombë, në siç e kanë shënuar ‘Hasan Prishtina’. Emaili ka ardhë në adresë të Rektoratit”, tha rektori.