Gjendja shëndetësore e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan është duke u diskutuar shumë këto ditë.
Mediat e huaja kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij, pas problemeve të shfaqura gjatë kohëve të fundit me mbajtjen e ekuilibrit dhe ecjen.
Një ditë më parë, ai u filmua teksa ecte me shumë vështirësi në pallatin presidencial, ndërsa me zor qëndronte edhe në këmbë.
Në sytë e ekspertëve të fushës ranë këpucët speciale që ai përdorte. Bëhet fjalë për këpucë të cilat balancojnë ekuilibrin e atij që i vesh në rastet kur ka vështirësi.
Këpucët në fjalë mbahen kryesisht nga të moshuar ose persona që kanë probleme me qëndrimin në këmbë.
Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjëherë nga qeveria turke, ka të dhëna që Erdogan vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, por gjendja është përkeqësuar gjatë muajve të fundit ku në disa dalje publike ai me zor ka mbajtur edhe ekuilibrin.