image Kenia zyrtarizon fillimin e bashkëpunimit me Kosovën

Politikë

Kenia zyrtarizon fillimin e bashkëpunimit me Kosovën

news image

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se shteti i Kenisë ka marrë vendim që të fillojnë bashkëpunimin me Kosovën në të gjitha fushat.

Sipas tij, nga ky bashkëpunim, njohja e pasaportës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit.

Pacolli ka falenderuar presidentin e Kenisë për miqësinë ndër vite, teksa kishte shkuar që ta vizitonte.

Postimi i plotë

Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportes së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian.

/GazetaSinjali/