image Këngëtarja shqiptare thotë se u tmerrua nga tërmeti

Bota e Yjeve

Foto/ Këngëtarja shqiptare thotë se u tmerrua nga tërmeti

news image

Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik si Fifi, ka përjetuar tërmetin e sotshëm që ndodhi në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, ku u shpreh tejet e shqetësuar.

Kurrë në jetën tem tërmet ma t’frikshëm përjetu nuk kom… ishalla jeni mirë të gjithë”, ka shkruar ajo në Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Tri tërmete të fuqishme sot kanë goditur shtetin e Shqipërisë. Epiqendra e tërmeteve ka qenë në Detin Adriatik, gjashtë kilometra larg Durrësit.

Shtatë persona raportohet se janë lënduar nga këto tërmete, si dhe janë publikuar pamje nga ndërtesa të dëmtuara.

Ndërsa, në Kosovë nuk është raportuar ende për dëme materiale. Këto lëkundje u ndjenë edhe në tetë vende të tjera të rajonit./Gazeta Sinjali/