Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mbrëmë ishte e pranishme në premierën e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”, ku në rolin kryesor luan Angelina Jolie.
Pamje nga parakalimi në tapetin e kuq të kësaj premiere, i ka publikuar Bebe në profilin e saj në Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Angelina të dua” dhe “Takova mbretëreshën Jolie, ajo është gjithçka”, janë mbishkrimet që ka vendosur artistja shqiptare krahë imazheve që ka publikuar.
Kujtojmë se Bebe Rexha këndon kolonën zanore të këtij filmi, e cila titullohet “You Can’t Stop the Girl”./Gazeta Sinjali/