image Këngëtarja shqiptare, fituese në Rusi

Muzikë

Muzikë/ Këngëtarja shqiptare, fituese në Rusi

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare Inis Neziri, ka shënuar një sukses të madh ndërkombëtar.

Ajo u shpall fituese e garës “New Wave Festival 2019” që u mbajt në Rusi, transmeton Sinjali. 

Neziri i bëri për veti të gjithë me zërin e saj dhe i mposhti të gjithë garuesit, duke u shpallur fituese e festivalit me plot 281 pikë.

Këngëtarja këndoi këngën “E theve”, duke dëshmuar edhe njëherë se është e zonja në interpretimin live.

https://www.youtube.com/watch?v=qrzaTU4Aoqk

Kujtojmë se përveç vendit të parë te “Gjeniu i vogël” dhe së fundmi “New Wave”, Inis ka fituar gjithashtu çmimin e parë në festivalin “Golden Stag” në Rumani./Sinjali/