Këngëtari i njohur me famë botërore, Maluma tash e disa muaj e ka nisur turneun muzikor botëror dhe më 11 mars do të performojë në Athinë.
Në një koncert madhështor, Maluma do të mbajë koncertin e tij dhe e ftuar speciale është këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Eleni përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Mezi po pres”, ka shkruar Eleni sipër fotografisë së publikuar.
Teksa, kujtojmë se më 14 mars, Maluma do të mbajë koncert edhe në Shqipëri./Gazeta Sinjali/