image Gili: Unë dhe dy fëmijët e mi kemi përjetuar dy luftëra ballkanike

Bota e Yjeve

Gili: Unë dhe dy fëmijët e mi kemi përjetuar dy luftëra ballkanike

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare Fevzie Berani- Gili, iu është përgjigjur pyetjeve të shumta mbi jetën profesionale dhe personale të saj, por edhe ka dhënë shumë detaje interesante mbi jetën e saj.

Ajo ka thënë se gjatë jetës i ka ndodhur të jetë pjesëmarrëse në dy luftëra, por që pavarësisht traumave, ajo e gjeti mënyrën për të tejkaluar vështirësitë dhe për të vazhduar pasionin e saj për muzikën.

Tutje Gili ka thënë se “Me të dy fëmijët e mi kam përjetuar dy luftat ballkanike. Kur Robertin kur ka qenë vetëm nëntë muajsh e kam përjetuar luftën e Sarajevës, kurse gjatë shtatzanisë me Redonin si dhe procesi i lindjes së tij ka ndodhur në Luftën e fundit të  Kosovës. Domethënë jam pjesëmarrëse e dy luftave, edhe kush kish thënë? Sot ne  këngëtarët kosovarë jemi plot energji edhe jemi shumë të fortë nuk dorëzohemi asnjëherë, bëhemi sikur nuk kemi përjetuar”.

Përveç kësaj, Gili ka treguar edhe një detaj shumë interesant nga lufta e fundit kur ajo kishte qenë përfituese e azilit në shtetin francez, ku ka thënë se pavarësisht kushteve që i ofroi Franca, ajo u kthye me gjithë dëshirën dhe vullnetin e saj në Kosovë duke mohuar të jetë pishman pse nuk qëndroi në Francë.

Këngëtarja ka thënë për Prive se “Kurrë, edhe ku me ditë çfarë statusi po të më jepte Franca, edhe tash e ceka kur isha mysafire në Ambasadën Franceze që Franca më ka dhuruar dokumentacionin, banesën, rehatinë siç mundet ta ëndërrojë çdo njeri në mes të Parisit por unë nuk kam dashur edhe jam kthyer me shumë qejf, me shumë vullnet për të jetuar në Prishtinë, për të kontribuuar dhe për të qenë një qytetare e devotshme e Prishtinës”

Ajo gjithashtu gjatë intervistës theksoi edhe se është shumë e përmbushur me të arriturat e saj si nënë dhe vjehërr dhe shpreson ta çojë edhe më përpara këtë mision jetësor.

/Gazeta Sinjali/