Këngëtarja njëherësh edhe moderatorja e njohur shqiptare, Evi Reçi, do të bëhet pjesë e kinematografisë italiane.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artistja në një intervistë për mediat e Shqipërisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo ka thënë se së shpejti do ta sfidojë vetën në fushën e aktrimit, duke u bërë pjesë e një projekti italian,
“Do xhiroj diçka, është një skenë filmi. Është produksion italian. Nuk është i pari, do të vijojë dhe një film i dytë nga viti tjetër, por fillimisht kemi këtë si provë. Është akoma në fazën e prodhimit. Më është propozuar nga një regjisor i Firences që është në tratativa me kanalet e mëdha. Por jemi në provë, do shohim. Ta provojmë njëherë.”- citohet të ketë thënë Evi.
Ndryshe, “Si Margjelo” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga është publikuar më 10 mars dhe deri më tani numëron mbi 29 mijë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/