Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu është mjaft aktive në rrjetin social Instagram, duke ndarë kështu momente të ëmbla me familjen e saj.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto familjare, duke bërë të ditur se është shtatzënë për herë të dytë.
Përpos lajmit për shtatzëninë e dytë, ajo feston datëlindjen e 34-të.
“Sot në ditën e lindjes, dua të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën-in që e pres me padurim”, u shpreh ajo.
Ndërsa, projekti i fundit nga artistja e njohur është realizuar katër muaj më parë. /Gazeta Sinjali/