Showbiz/ Këngëtarja e njohur zhgënjen fansat, anulon koncertin 20 minuta para se të ngjitet në skenë

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore Lady Gaga, e ka anuluar shfaqjen e saj në Las Vegas 20 minuta përpara se të ngjitej në skenë.

Fansat e artistes u ndjenë keq pasi që ajo zbuloi se një infeksion në sinus e penguan të ishte pranë tyre.

Gaga këtë njoftim e dha përmes një postimi në rrjetin social Instagram, në të cilin shfaqej duke mbuluar fytyrën me duar.

Jam e shkatërruar nuk mundem të përformoj sot për shumë njerëz që udhëtuan për të më parë mua. Kam një infeksion në sinus dhe bronkit, ndihem shumë e sëmurë dhe e trishtuar, nuk doja që t’ju zhgënjeja”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Pavarësisht se gjendja e këngëtares nuk ishte aspak e mirë, disa prej fansave që kishin blerë bileta u shprehën të zhgënjyer, sepse sipas tyre nuk ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin