image Këngëtarja e njohur ndahet nga bashkëshorti pas 5 vjetëve martesë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Këngëtarja e njohur ndahet nga bashkëshorti pas 5 vjetëve martesë

news image

Këngëtarja e njohur amerikane me famë botërore Solange Knowles, i ka dhënë fund martesës së saj pesë vjeçare me Alan Ferguson.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, ku ka publikuar një imazh që e ka shoqëruar me një përshkrim të gjatë, duke njoftuar kështu ndjekësit se është ndarë nga partneri, transmeton Gazeta Sinjali.

Solange që njëherësh është motra e Beyonces, ka treguar se ajo dhe Alan janë ndarë në fillim të këtij viti.

“11 vjet më parë takova një njeri fenomenal që ndryshoi çdo ekzistencë të jetës time, por në fillim të këtij viti ne u ndamë…”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

https://www.instagram.com/p/B4VZMkyJCJ9/?utm_source=ig_embed

Solange nuk e ka zbuluar arsyen e ndarjes, megjithatë mediat e huaja raportojnë se ajo e ka tradhtuar bashkëshortin me menaxherin e saj. Këto raportime i hodhi poshtë menjëherë artistja, e cila tha se nuk bëhet fjalë pëfr tradhëti.

Kujtojmë se Solange dhe Alan kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2014./Gazeta Sinjali/