image Beyonce me kërkesa të çuditshme/ Paguan mijëra dollarë për tualet personal, ekipi ia transporton kudo

Bota e Yjeve

Beyonce me kërkesa të çuditshme/ Paguan mijëra dollarë për tualet personal, ekipi ia transporton kudo

news image

Këngëtarja Beyonce ka çuditur fansat e saj me vendimin e fundit duke marrë me vete në çdo destinacion të turneut të saj botëror një tualet personal.

Ekipi i saj duhet t’i sigurojë asaj që të mos ulet kurrë në një tualet që është përdorur më parë nga dikush tjetër, ndërsa fotografitë janë publikuar nga tabloidi britanik The Sun ku prapaskenat tregojnë një kontejner të etiketuar si “Beyonce. . . sediljet e tualetit”.

“Beyonce është një këngëtare kaq elitare që mund të kërkojë fjalë për fjalë çdo gjë”.

“Ekipi i saj bën përpjekje të mëdha për të siguruar që ajo të ketë komoditetet e saj dhe një ndenjëse personale tualeti është e tillë”, thanë burimet.

/GazetaSinjali/