Jessie J është njëra ndër këngëtaret e njohura që vlerësohet shumë për zërin unik.
Krahas muzikës, së fundmi artistja ka vendosur të largohet nga rrjeti social Instagram, transmeton Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një shkrimi të publikuar në po këtë rrjet social.
“Sa për t’ju treguar, unë jam mirë. E lumtur, shëndosh dhe stabile. Njerëzit zakonisht spekulojnë se kur nuk përdorë Instagramin nuk je mirë. Qesh. Aktualisht është e kundërta. Jam në një vend shumë të mirë dhe dua ta respektoj këtë. Instagrami është argëtues, por nuk është jeta reale. Jam duke shkruar albumin e ri. Po i tregoj njerëzve që më mbështesin. Ju dua të gjithëve. Do të kthehem së shpejti, e freskuar dhe e mbushur me energji. (Ju kisha sygjeruar që të largoheni nga Instagrami ndonjëherë, nuk ju bën keq)“, ka shkruar Jessie J në mbishkrimin e fotografisë.
Në fillim të muajit gusht nga Instagrami u largua edhe aktori Channing Tatum, i cili është i fejuari i Jessie J.
Siç duket çifti kanë vendosur të kalojnë më shumë kohë së bashku, larg rrjeteve sociale dhe mediave./Sinjali/