Jo pak artistë, periudhën e izolimit nga koronavirusi kanë zgjedhur ta shfrytëzojnë maksimalisht.
Këtë duket se ka bërë edhe Taylor Swift, që ka njoftuar krejt papritur se do të publikojë albumin e saj të tetë në studio, të quajtur Folklore.
Albumi me 16 këngë, është shkruar dhe regjistruar në izolim, tha vetë ajo në median sociale.
Folklore, është bërë nga këngë në të cilat ka derdhur gjithë ëndrrat, frikën dhe shpërthimet e saj, tregon këngëtarja, teksa thotë se ka bashkëpunuar po ashtu, në distancë, me emra të njohur të botës së muzikës. /Gazeta Sinjali/