image Këngëtarja e njohur anulon koncertet për shkak të gjendjes shëndetësore

Bota e Yjeve

Showbiz/ Këngëtarja e njohur anulon koncertet për shkak të gjendjes shëndetësore

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Ariana Grande, ka anuluar të gjitha koncertet për shkak të gjendjes shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Sinjali.

Përshëndetje të dashurit e mi, jam akoma shumë sëmurë. Kam qenë e sëmurë që prej shfaqjes së fundit në Londër. Nuk e di si është e mundur, por ndjej shumë dhimbje në kokë. Mund të këndoj pa problem, por ndjej shumë dhimbje dhe e kam të vështirë të marrë frymë gjatë performancës. Nuk e di se çfarë po ndodh momentalisht me trupin tim, ndaj më duhet pak kohë”, ka shkruar Ariana në postimin e saj në Instastory.

Fansat e artistes janë shqetësuar për gjendjen e saj dhe menjëherë kanë filluar t’i shkruajnë fjalët më të mira në komente./Gazeta Sinjali/