Këngëtarja e famshme uellsiane, Aimee Anne Duffy ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se është përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë.
Duffy shkroi: “Shumë prej jush kanë pyetur veten se ku jam zhdukur apo çfarë ka ndodhur me mua. E vërteta është se jam përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Kam mbijetuar dhe rekuperimi ka kërkuar kohën e vet”.
Ajo theksoi se në ditët në vazhdim do të japë një intervistë për të shpjeguar gjithçka.
“Javët e ardhshme do të postoj një intervistë. Shpresoj që pyetjeve tuaja t’i përgjigjem në atë intervistë nëse mundem”, shkruan Duffy. /Gazeta Sinjali/