Këngëtari i njohur xhamaikan, Sean Paul dhe bashkëshortja e tij, Jodi janë bërë prindër për herë të dytë.
Anëtare e familjes së këngëtarit është bërë edhe një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Remi Leigh Henriques, transmeton Sinjali.
Vogëlushja ka lindur më 20 gusht dhe peshon 3,9 kilogramë. Sean Paul dhe Jodi janë prindër edhe të një djali 2-vjeçar të quajtur Levi-Blaze.
Lajmin se është bërë baba sërish, e ka dhënë vetë artisti përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi me bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Kujtojmë se Sean Paul dhe Jodi u martuan në vitin 2012, ndërsa u bënë prindër për herë të parë në vitin 2017./Sinjali/