image Kënga e re e Taynës më e kërkuara në "YouTube"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Kënga e re e Taynës më e kërkuara në “YouTube”

news image

Kënga e re e rep-artistes shumë të përfolur shqiptare Taynës, “Sorry” është kënga më e kërkuar në 22 orët e fundit në platformën “YouTube”.

Kjo është vërtetuar shumë lehtë me një kërkim në këtë platformë, ku të shfaq këngët më të kërkuar të momentit në cilido vend që e shkruani, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë listë renditet e para “Sorry”, pastaj kënga “Akull” e rep-artistit gjithashtu të njohur kosovar Capital T.

Krahas këngëve, në këtë listë renditen edhe videot që kanë të bëjnë me tërmetin e 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ku si pasojë mbetën të vdekur 52 persona.

Kënga “Sorry” është publikuar dje vetëm në versionin audio dhe siç duket po pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/