image Kënga e re e Gashit zgjedhet më e mira e muajit

Muzikë

Muzikë/ Kënga e re e Gashit zgjedhet më e mira e muajit

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar me famë botërore Gashi, ditë më parë publikoi me videoklip këngën e re “Mr. Ferrari”.

Kënga pasqyron një ndodhi personale të artistit dhe në vetëm pak kohë arriti të pëlqehet shumë nga publiku, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi po kjo këngë është zgjedhur si më e mira e muajit e zhanrit pop nga Amazon Music. Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Faleminderit Amazon Music që e keni zgjedhur Mr.Ferrari si këngën më të mirë pop të muajit”, ka shkruar ai.

https://www.instagram.com/p/B4YqP5nl7ze/

“Mr. Ferrari” në kanalin YouTube deri më tani numëron mbi 270 mijë klikime./Gazeta Sinjali/