image Kënga e re e Bebe Rexhës dhe Doja Cat pushton “billboard”-et më të mëdha të New Yorkut

Bota e Yjeve

Kënga e re e Bebe Rexhës dhe Doja Cat pushton “billboard”-et më të mëdha të New Yorkut

news image

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me Doja Cat.

“Baby I’m jealous” titullohet kënga e dyshes, e cila është pritur shumë mirë nga publiku dhe në vetëm 24 orë ka marrë mbi dy milionë shikime në YouTube.

Për suksesin e këtij bashkëpunimi po kujdesen edhe platformat më të mëdha të muzikës në botë si Spotify dhe Apple Music.

Së fundmi, “Baby I’m jealous” nga Bebe Rexha dhe Doja Cat është promovuar edhe në ‘billboard’-et e New Yorkut në Times Square.

Ka qenë vet këngëtarja me origjinë shqiptare, ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, disa pamje të “billobard”-eve ku promovohet bashkëpunimi i saj i ri me reperen Doja Cat.

Kjo është kënga e parë e Bebe Rexhës për këtë vit, e cila edhe pse i ka përfunduar këngët e albumit të radhës, nuk i ka publikuar ato duke mos ndjerë sikur është koha e duhur, shkaku i pandemisë globale COVID-19. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CGI5QRvFxAf/?utm_source=ig_web_copy_link