Këngëtarja e njohur me famë botërore, Ariana Grande, po akuzohet se ka kopjuar këngën e famshme “7 Rings”.
Josh Stone, po e akuzon yllin e muzikës pop, se ajo ia ka kopjuar këngën e tij “You need it, I got it”, shkruan Gazeta Sinjali.
Stone ka kërkuar ndihmën e Gjykatës që të marrë dëmshpërblimin dhe po pret që kënga e Arianas të hiqet nga kanali YouTube.
Në lidhje me këto akuza nuk ka reaguar ende Ariana, por kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ajo po akuzohet për kopjim të këngëve./Gazeta Sinjali/