image “Kemi me ju arrestu edhe më shumë”, Muhaxheri flet pas aksionit të Krimeve Ekonomike

Politikë

“Kemi me ju arrestu edhe më shumë”, Muhaxheri flet pas aksionit të Krimeve Ekonomike

news image

Policia e Kosovës në aksionin e 15 korrikut në Pejë, Istog dhe në Klinë ka arrestuar dhjetë zyrtarë të këtyre komunave.

Në komunën e Pejës ishin arrestuar Rajan Arapi, drejtori i Urbanizmit, Florije Berisha, zyrtare ligjore në Drejtorinë e Urbanizmit në Pejë, si dhe Bajram Muzlijaj.

Gjykata e Themelore në Pejë më 18 korrik kishte vendosur që Bajram Muzlijaj të mbrohej në liri kurse për Rajan Arapin dhe Florije Berishën gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Për këto arrestime ka folur sot edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri i cili thotë se ka humbur siguria juridike për zyrtarët e shërbyesit civil.

Muhaxheri tha se edhe zyrtarët e tjerë të komunës kanë filluar të kërcënohen se do të arrestohen nga Prokuroria.

“Unë asnjëherë sjom mundu me interferu në punën e organeve të drejtësisë, por me këtë spektakël të organizuar në këtë mënyrë, që i ngjan spektakleve të Prokurorisë të viteve 90-ta. Me shku me armë automatike edhe me arrestu një gru në komunë, edhj me I thonë krejt televizorëve ‘hajdeni se po dojnë me kry këtë punë’. Atë ditë kur ti e ke filluar hetimet zyrtarisht, pra pa pas asnjë provë.

Tash normal kanë filluar me i kërcënu krejt zyrtarët edhe me thonë që kemi me ju arrestu ma shumë, se na jemi qajo prokuroria.

Është hup siguria juridike dhe është një kërcënim darët për shërbyesit civil që mos me kry punë, tash rrini se për çdo vepër tash kemi me ju hetu”, tha Muhaxheri në T7.

/Gazeta Sinjali/