image Këmbësori goditet për vdekje në Kaçanik

Drejtësi

Këmbësori goditet për vdekje në Kaçanik

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Kaçanik, nga i cili ka humbur jetën një këmbësorë, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksident është përfshirë një kamionetë me targa vendore dhe një këmbësorë.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar këmbësori mashkull i cili menjëherë është dërguar në emergjencën e Ferizajt e më pas edhe në QKUK”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Shoferi i kamionetës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Sinjali/