Një person është lënduar rëndë, pasi që është goditur nga një veturë në rrugën “Avdullah Bugari”, Rahovec.
Policia ka bërë të ditur se këmbësori është goditur nga një veturë, e cila nuk ka përshtatur shpejtësinë, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, viktima është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, ku ka marrë trajtim të mëtejshëm për shkak të lëndimeve të rënda.
“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qenë duke ngasë automjetin e tij në rrugë dhe kur arrin në afërsi te furra e bukës “ERZA”N nga pakujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë, kushteve dhe rrethanave të rrugës godet me pjesën e parme të anës se majte këmbësorin i cili në momentin kritik kishte qenë duke kaluar rrugën, dhe si pasojë viktima merr lëndime të rënda trupore frakturë në dorën e djathtë, për shkak të lëndimeve viktima ndalet për shërim te mëtejshëm në repartin Ortopedik në spitalin Rajonal në Gjakovë” thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, prokurori kujdestar ka autorizuar hetuesit e aksidenteve që të dalin në vendin e ngjarjes dhe rasti të procedohet në mënyrë të rregullt.