image Majlinda Kelmendi qan kur flet për Lojërat Olimpike të Tokios, për një moment dëshiroi të largohej nga ky sport - Sinjali

Majlinda Kelmendi qan kur flet për Lojërat Olimpike të Tokios, për një moment dëshiroi të largohej nga ky sport

news image

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka zbuluar shumëçka mes lotëve e emocioneve në intervistën e fundit për ‘europeanjudo’.

Krenaria kosovare që ia fitoi medaljen e parë vendit është qartazi e ‘shkatërruar’ nga dështimi të fitonte medalje në Lojërat Olimpike të fundit.

Kelmendi zbuloi gjerë e gjatë me çka është përballur para këtyre Lojërave, derisa ka thënë se lëndimet e vazhdueshme ia kanë humbur dëshirën për sportin e xhudos.

Ajo, madje, në një pikë zbulon se para këtyre Lojërave i kishte dërguar një mesazh trajnerit, Driton Kuka, të cilit i kishte thënë se dëshiron të largohet nga sporti dhe se nuk ka më dashuri për xhudon.

”Të jesh më e mira në botë për kaq shumë vite, ishte e vështirë për mua. Shkova në Tokio dhe objektivi im kryesorë ishte të shkoja në finale. U stërvita mirë dhe isha mirë mentalisht, deri në ditën kur u desh të garoja. Pas humbjes, u ndjeva se gjithçka u shkatërrua,” thotë ajo para se të shpërthejë në lot. Nuk e di por, nuk e kuptoj pse shkoi kështu… diçka u desh të funksiononte, nëse jo eksperienca ime, atëherë përgatitja fizike.”

”Tash veç mundohem të mos mendoj për këtë, sepse nuk kam përgjigje. Ishte dita më e keqe e jetës time.”

Shikoni videon e mëposhtme për ta parë momentin emocionues.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: