Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka zbuluar shumëçka mes lotëve e emocioneve në intervistën e fundit për ‘europeanjudo’.
Krenaria kosovare që ia fitoi medaljen e parë vendit është qartazi e ‘shkatërruar’ nga dështimi të fitonte medalje në Lojërat Olimpike të fundit.
Kelmendi zbuloi gjerë e gjatë me çka është përballur para këtyre Lojërave, derisa ka thënë se lëndimet e vazhdueshme ia kanë humbur dëshirën për sportin e xhudos.
Ajo, madje, në një pikë zbulon se para këtyre Lojërave i kishte dërguar një mesazh trajnerit, Driton Kuka, të cilit i kishte thënë se dëshiron të largohet nga sporti dhe se nuk ka më dashuri për xhudon.
”Të jesh më e mira në botë për kaq shumë vite, ishte e vështirë për mua. Shkova në Tokio dhe objektivi im kryesorë ishte të shkoja në finale. U stërvita mirë dhe isha mirë mentalisht, deri në ditën kur u desh të garoja. Pas humbjes, u ndjeva se gjithçka u shkatërrua,” thotë ajo para se të shpërthejë në lot. Nuk e di por, nuk e kuptoj pse shkoi kështu… diçka u desh të funksiononte, nëse jo eksperienca ime, atëherë përgatitja fizike.”
”Tash veç mundohem të mos mendoj për këtë, sepse nuk kam përgjigje. Ishte dita më e keqe e jetës time.”
Shikoni videon e mëposhtme për ta parë momentin emocionues.