image KEK-u ka një njoftim rreth orarit gjatë kohës së pandemisë

Kosovë

KEK-u ka një njoftim rreth orarit gjatë kohës së pandemisë

news image

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët se arkiva e saj, gjatë kohës së pandemisë Covid-19, do të funksionojë me një orar të shkurtuar, duke filluar nga ora 08:00 e deri në ora 12:00.

“Po ashtu, ju njoftojmë se të gjithë ata që kanë për të dorëzuar dokumente në arkivën tonë, duhet patjetër të kenë masat mbrojtëse të sigurisë, të urdhëruara sipas Vendimit te Ministrisë se Shëndetësisë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/