image KEK: Nga 00:00 njësia A-4 do të ndalet

Kosovë

KEK: Nga 00:00 njësia A-4 do të ndalet

news image

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se në mesnatë do të dal nga funksioni njësia A4.

Ndërsa shton se rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë.

Njoftimi i plotë:

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qēllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj.

Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë.

Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër dt: 16.10.2022.

Ne lidhje me zhvillimet e reja, do të njoftoheni me kohë.

Gjithë t’mirat,

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete

Korporata Energjetike e Kosovës

/GazetaSinjali/