KEDS ka renovuar thuajse komplet rrjetin elektrik në qendër të qytetit të Ferizajt. Tashmë, aty shtrihen kabllo të reja me stabilimente përcjellëse të cilat ofrojnë shërbime shumë më kualitative me energji elektrike për rreth 20 mijë banorë të qendrës së këtij qyteti.
Rrjeti përmbush kërkesat e reja për energji të konsumatorëve. Ai është krijuar sipas planit urbanistik të komunës, kështu që të gjitha ndërtesat kolektive do të kenë kapacitet të mjaftueshëm në daljet shpërndarëse.
Në zemrën e qytetit të Ferizajt, tashmë janë krijuar edhe lidhjet unazore ndërmjet nënstacioneve që do të ndikojë drejtpërdrejt në shkurtimin e ndalesave në furnizim.
Unazat kanë krijuar edhe alternativa në furnizim. Transformatorët janë dizajnuar të kenë dy burime të furnizimit për konsumatorë, që nënkupton se në qoftë se ka pengesa furnizimi në linjën e tyre, ai menjëherë kalon në linjën tjetër dhe ata nuk ballafaqohen me ndalesa të saj.
Përmes këtyre investimeve, po mundësohet modernizim i tërësishëm i rrjetit në mënyrë që konsumatorë të marrin shërbime kualitative dhe të sigurta të energjisë elektrike.
Investime në rrjetin energjetik po vazhdojnë çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë sa me afër konsumatorit.
Fakte:
Ku: Qendra e Ferizajt.
Vlera e investimit: Mbi 2.8 milionë euro.
Kush përfitoi: Rreth 20 mijë banorë.
Cka: Shërbime më kualitative.
Projekte të realizuara në total: 13./Gazeta Sinjali/