image Kearns: Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e ‘Republikës Sërpska’ në Kosovë

Politikë

Kearns: Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e ‘Republikës Sërpska’ në Kosovë

news image

Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republikës Srpska” në Kosovë, tha kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, duke komentuar planin franko-gjerman për Serbinë dhe Kosovën, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

“Paqartësia e gjuhës në planin [francezo-gjerman] është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojmë ‘Republikën Srpska’ në Kosovë”, tha Kearns për Al Jazeera.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo çon në konsolidimin e etno-nacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, shtoi ajo.

Në përpjekjet e Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Beogradi këmbëngul që në Kosovë të formohet Asociacioni i Komunave Serbe si pikë kyçe për vazhdimin e dialogut. Kryeministri i Kosovës Abin Kurti thotë se çdo Asociacion mund të formohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë autoritet për të bllokuar vendimet e qeverisë në Prishtinë, ashtu siç entiteti i një ‘Republika Srpska’ mund të bllokojë vendimet e qeverisë shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas Kearns, Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Kearns thotë se ka folur me ministren e Jashtëm të Kosovës.

“Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklavë serbe është diçka që Britania e Madhe nuk e mbështet”, ka thënë ajo.

Duke folur për Bosnjën dhe Hercegovinën, Kearns thotë se politika secesioniste është më e rrënjosur se kurrë.

Ajo i konsideron pozitive premtimet e Përfaqësuesit të Lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, i cili “premtoi të mos lejojë shpërndarjen e pronës shtetërore në Republikën Srpska, si dhe të anulojë përkujtimin e 9 janarit të vitit të ardhshëm.

” Ajo ditë festohet në Republikën Srpska si një festë entiteti, e cila shënon datën nga viti 1992 kur, në kundërshtim me rregullimet kushtetuese të asaj kohe, u shpall në mënyrë të njëanshme një krijim i quajtur ‘Republika Serbe e Bosnjës dhe Hercegovinës’, që ishte preludi i luftë. Për boshnjakët dhe kroatët, kjo datë përfaqëson fillimin e persekutimit dhe krimeve masive. Gjykata Kushtetuese e BiH e shpalli 9 janarin si festë antikushtetuese të RS”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/