image Kean kryen testet mjekësore me sukses te Juventusi, afër zyrtarizimi

Futboll

Kean kryen testet mjekësore me sukses te Juventusi, afër zyrtarizimi

news image

Sulmuesi Moise Kean ka kryer me sukses testet mjekësore te Juventus.

Pas largimit të Crsitiano Ronaldos, që iu bashkua Manchester Unitedit, Juventus menjëherë e gjeti zëvendësuesin duke arritur marrëveshje me italianin.

Pas marrëveshjes me Evertonin për huazim, Kean ka kryer me sukses testet mjekësorë, derisa ka mbetet vetëm të bëhet zyrtare.

Por, kjo nuk është e tëra, ngase Juventus është në ‘sulm’ edhe për një mesfushor.

Miralem Pjanic dhe Axel Witsel janë në listën e “Bianconerëve”, por ende s’ka asnjë ofertë zyrtare.

 /Gazeta Sinjali Sporti/