image Kean hero, i jep fitoren Juventusit në fund të ndeshjes ndaj Sassuolos - VIDEO

Futboll

Kean hero, i jep fitoren Juventusit në fund të ndeshjes ndaj Sassuolos – VIDEO

news image

Juventusi ka arritur të përmbysë rezultatin dhe të triumfojë në sfidën si mysafir ndaj Sassuolos, transmeton Sinjali Sport.

Vendasit zhbllokuan të parët sfidën përmes Giacomo Raspadorit në minutën e 39-të, teksa bardhezinjtë barazuan pak para se të mbyllej pjesa e parë.

Biankonerët nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e fitores në fund të ndeshjes.

Heroi i bardhezinjve ishte sulmuesi Moise Kean i cili realizoi në minutën e 88-të, vetëm 20 minuta pasi u inkuadrua në lojë, për t’i dhënë Juventusit tre pikë të mëdha në udhëtim.

Me këtë fitore, Juventusi ngritet në kuotën e 66 pikëve, duke iu afruar tani Napolit në vetëm një pikë prapa.

/GazetaSinjaliSport/