image Kë sheh Erion Veliaj si rival në garën për drejtimin e kryeqytetit

Shqipëri

Kë sheh Erion Veliaj si rival në garën për drejtimin e kryeqytetit

news image

Erion Veliaj kërkon të marrë, për një mandat të tretë rresht, drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Në intervistën dhënë këtë të hënë për “Top Story”, në nisje të sezonit të ri televiziv, Veliaj nuk përmendi asnjë person që e sheh si kundërshtar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ngjarjet e papritura dhe të paparashikueshme, ai i sheh si të vetmit “kundërshtarë”.

“Këtë mandat kemi hapur 26 shkolla,  tetë kopshte, hapëm kopshtin zoologjik, po punojmë për terminalet interurbane. Por, armiku më i madh ishin gjërat e papandehura. Tërmeti… as e kishim menduar, sa kisha fituar zgjedhjet, pothuajse gjithçka shkoi atje. Një pjesë e madhe e financave shkoi te strehimi dhe rindërtimi”.

/GazetaSinjali/