image KBF Peja 03 fituese e Kupës së Kosovës në kategorinë U16, triumfon ndaj Prishtinës

Basketboll

KBF Peja 03 fituese e Kupës së Kosovës në kategorinë U16, triumfon ndaj Prishtinës

news image

Përgatitjet intensive të skuadrës pejane të femrave në kategorinë U16 përgjatë verës së kaluar po japin tani fryte këtë sezon.

Vashat pejane nen udhëheqjen e trajnerit Dion Basha kanë arritur që të shpallen fituese të Kupës së Kosovës për edicionin 2022-23 në kategorinë U16.

Ato kanë triumfuar në finale ndaj AA Prishtinës me rezultat 47-43.

Lojtarja më e mirë e turneut është zgjedhur Elsa Shala.

Kujtojmë që klubi i KBF Peja 03 edhe edicionin e kaluar kishin një edicion të jashtëzakonshëm, ku kishin arritur në finalen e Kupës dhe në atë të Ligës së parë të femrave, teksa këtë edicion pas disa transferimeve gjatë verës, arrijnë që të shpërblehen me triumf të Kupës.

340532034 594945809286620 2455352351619038180 n
339509391 1375527029657475 7437176538437953153 n
340499639 1289321761999832 7370322022431851367 n
340514836 157903910248311 1158668169376434108 n

/GazetaSinjali/