image KBF Peja 03 'demolon' skuadrën e Penzës, regjistron fitoren e parë të sezonit me rezultat të thellë

Basketboll

KBF Peja 03 ‘demolon’ skuadrën e Penzës, regjistron fitoren e parë të sezonit me rezultat të thellë

news image

Klubi basketbollistik në konkurrencën e femrave, Peja 03 ka realizuar një fitore të thellë ndaj klubit të njëjtë të qytetit, Penza, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës të edicionit të ri 2023-24, raporton Sinjali Sporti.

Vashat pejane të menaxhuara nga trajneri Dion Basha, mposhtën skuadrën e Penzës me rezultat 97-59, me epërsi të plot 38 pikëve.

Te Peja 03 basketbollistet më të dalluara ishin Agnesa Rrahmani me 22 pikë, e ndjekur nga Sianni Martin me 20 pikë dhe kapitenja Saranda Daci me 19 pikë.

Kjo ishte fitorja e parë e vashave pejane KB Peja 03 e arritur këtë edicion të ri, pas promovimit në elitën e parë të basketbollit.

Në ndeshjen e ardhshme, KBF Peja 03 e pret në “Karagaçi” skuadrën e KBF Bashkimit, në duelin e vlefshëm për xhiron e tretë.

Kujtojmë se KBF Peja 03 u shpall kampione në Ligën e Parë të konkurrencës së femrave në basketboll për sezonin e kaluar 2022/23, duke fituar promovimin në Superligë pas mposhti në finale KBF Bashkimin.

KBF Peja 03 bëri gjurmë edhe në grumposhat e reja edicionin e kaluar, duke fituar trofe në kategorinë U16.

Ato arritën që të shpallen fituese të Kupës së Kosovës për edicionin 2022-23, duke e mposhtur në finale AA Prishtinën me rezultat 47-43.

Në merkaton e kësaj vere, klubi pejan bëri disa transferime kualitative vendore, të lojtarëve si Zërina Shatri, Besiana Martinaj e Agnesa Rrahmani, e krahas këtyre gjithashtu edhe disa transferime të huaja, ku synojnë të paraqiten sa më denjësisht tashmë edhe në fillimin e Superligës të këtij edicioni të ri.

/GazetaSinjaliSport/