image KB Vëllaznimi vazhdon garat në Ligën e Parë

Basketboll

KB Vëllaznimi vazhdon garat në Ligën e Parë

news image

Klubi i Basketbollit Vëllaznimi ka vendosur zyrtarisht t’i vazhdojë garat në Ligën e Parë pasi ka hedhur poshtë kërkesën e Federatës së Basketbollit të Kosovës që të paguajë 10 mijë euro për anëtarësim në elitën e basketbollit të Kosovës.

Në një deklaratë për media thuhet se vendimi për një gjë të tillë është marrë pasi që KB Vëllaznimi e ka të pamundur që të përgatiten për Superligë, pasi afati kalimtar përfundon më herët sesa afati i aplikimit për Superligë.

“Duke marrë parasysh të gjitha zhvillimet e fundit, e sidomos kërkesën e FBK-së për pagesë prej 10.000 euro për aplikim e Ëild-card, që është ofruar si mundësi për anëtarësimin tonë në Superligë, KB Vëllaznimi për shkak të pamundësive organizative ka vendosur t’i vazhdojë garat në Ligën e Parë.

Ka qenë e pamundur për neve që të përgatitemi për Superligë, kur afati kalimtar përfundon më herët sesa afati i aplikimit për Superligë. Ne si klub nuk pranojmë të jemi pjesë e një gare kur nuk mund të jemi në nivele të garës. Ne nuk duam të jemi pjesë e Superligës kur që në fillim nuk jemi të barabartë me klubet tjera. Si përfundim, Kryesia e Klubit ka vendosur që të garoj në Ligën e Parë me synimin e vetëm inkuadrimin në Superligë. Ne premtojmë që do të vazhdojmë me angazhim dhe organizim serioz sikur vitin e kaluar”, përfundon njoftimi i KB Vëllaznimi. /GazetaSinjaliSporti/