Klubli basketbollistik i Rahovecit pas shkarkimit të Neven Plantak, ka emëruar trajner të skuadrës trajnerin e njohur nga Maqedonia Marien Ilievski.
Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
44-vjeçari është emër i njohur për basketbollin në Kosovë, pasi që i njëjti më parë ka drejtuar skuadrën e Prishtinës.
Marien Ilievski do të zhvillojë të hënën stërvitjen e parë me skuadrën e Rahovecit, derisa të mërkurën e pret ballafaqimin i parë në Ballkan Ligë ndajë skuadrës Ibar Rozhaj./Gazeta Sinjali/