Klubi basketbollistik i Rahovecit ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Neven Plantak.
Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se trajneri nuk i ka përmbushur kërkesat e klubit, duke mos treguar rezultate të mira e të pritura nga investimet që janë bërë.
Poashtu në këtë postim bëhet e ditur se së shpejti bordi i klubit do të emërojë një trajner të ri./Gazeta Sinjali/