image KB Rahoveci e pëson humbjen e dytë në Ligën Ballkanike

Basketboll

KB Rahoveci e pëson humbjen e dytë në Ligën Ballkanike

news image

Skuadra e Rahovecit sot është mposhtur me rezultat të ngushtë, 77:74, nga skuadra malazeze, Ibar, në ndeshjen e rrethit të dytë të Ligës Ballkanike. Kjo është edhe humbja e dytë pas ndeshjes me Pejën.

Mysafirët nga Rozhaja gjatë gjithë ndeshjes ishin në epërsi.

Nemanja Simovic me 20 pikë ishte më efikasi te mysafirët, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Nemanja Gavranic me 15 pikë e 9 kërcime, si dhe Marko Ljujic me 11 pikë e po aq kërcime.

Gray me 20 pikë, ishte basketbollisti më i dalluar te Rahoveci, Arian Çallaku i shtoi 14 sosh, ndërsa Christian Bradford 13 pikë.

KB Rahoveci ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës Ballkanike, e zhvillon më 12 nëntor në udhëtim te skuadra bullgare BC AAcademic Bultex 99.

https://www.facebook.com/KBRahoveci/photos/a.720406078017413/2637137539677581/?type=3&theater