KB Rahoveci e ka fituar ndeshjen ndaj KB Pejës me rezultat përfundimtar 83:75.
“Vreshtarët” me këtë fitore ruajnë ende vendin e parë, duke numëruar kështu 15 pikë, një më shumë se skuadra e Bashkimit.
Më të dalluarit e Rahovecit ishin: Christian Bradford e Javis Howard me nga 16 pikë dhe Alban Veseli e Jure Gunjina me 14 pikë.
Ndërsa, te Peja më efikasi ishte Malcom Armstead me 18 pikë, Henrik Sirko i shënoi 17 dhe Jordan Martin 15 pikë.
Për skuadrën e Pejës kjo ishte humbja e katërt në tetë ndeshjet e deritashme./Gazeta Sinjali/