KB Rahoveci e ka mposhtur Sigal Prishtinën në xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat përfunditmar 94:87.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin në favor të vendasve, 59:43, por që çereku i tretë doli të jetë vendimtari, ku mysafirët përmbysën rezultatin 28:8. “Vreshtarëve” i takoi edhe periudha e fundit, që e mbyllën ndeshjen me 7 pikë epërsi.
Te skuadra e Rahovecit më i dalluari ishte Christian Bradford me 21 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, ndërsa te Prishtina më i miri në këtë ndeshje ishte Fahro Alihoxhiq, i cili shënoi 25 pikë.
KB Rahoveci prin në tabelë me tetë fitore e një humbje, ndërsa Prishtina renditet e treta me pesë fitore e tri humbje./Gazeta Sinjali/