image KB Peja mposht skuadrën e Lipjanit

Basketboll

Sport/ KB Peja mposht skuadrën e Lipjanit

news image

KB Peja ka mposhtur skuadrën e Lipjanit me rezultat 96:82, në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja është zhvilluar në palestrën “Karagaçi”, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo është fitorja e tretë e skuadrës së Pejsë në këtë fillim sezoni, derisa ka regjistruar vetëm një humbje.

KB Peja ka grumbulluar shtatë pikë dhe pozicionohet në vend të dytë, prapa liderit Golden Eagle Ylli.

Lipjani nga ana tjetër nuk njeh fitore në pesë ndeshjet e para sezonale, pasi të gjitha i ka humbur./Gazeta Sinjali/