image KB Feronikeli trondit Rahovecin

Basketboll

Sport/ KB Feronikeli trondit Rahovecin

news image

KB Feronikeli, skuadra e sapo inkuadruar në Superligë ka mposhtur Rahovecin, duke shënuar fitoren e parë në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 75:72, në favor të Feronikelit.

Kjo ndeshje është zhvilluar në Rahovec për shkak se salla sportive e Feronikelit nuk i përmbush kushtet. Për Feronikelin lojtarët më të dalluar ishin: Tyron Garland me 26 pikë, Arti Hajdari me 20 pikë, kurse me “double-double” është qendra Darius Fuggins.

Ndërsa për Rahovecin, lojtarët më të dalluar ishin: Christian Bradford me 17 pikë, Jure Gunjina, i cili realizoi “double-double”, Darius Fuggins 12 pikë & 16 kërcime & Justin Gray me 15 pikë të shënuara.

Rezultati i kësaj ndeshje ka tronditur të gjithë, duke marrë parasysh që Rahoveci ka shënuar në momentet e fundit tre pikësh, mirëpo gjyqtarët nuk e kanë pranuar koshin si të vlefshëm. Lidhur me këtë ka mendime të ndryshme se a ishte vendimi i duhur për mospranimin e atij koshi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KBRahoveci/photos/a.720406078017413/2607058806018788/?type=3&theater