image Katër viktima dhe 444 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Katër viktima dhe 444 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Numri i viktimave dhe personave të infektuar me COVID-19 ka pësuar rënie në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri nga 2680 testime që janë kryer, kanë rezultuar të infektuar 444 qytetarë.

Nga ana tjetër, katër pacientë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Janë 7032 pacientë aktivë me COVID-19 teksa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 315 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 171 mijë e 790 që nga fillimi i epidemisë.

/GazetaSinjali/