image Katër vdekje dhe 213 raste me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Katër vdekje dhe 213 raste me COVID-19 në Shqipëri

news image

Katër qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri. 

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raporton se nga 2110 testime të kryera, 213 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit.

“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Lushnja 64 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 83-90 vjeç, një qytetar nga Kavaja 86 vjeç”.

Aktualisht po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 391 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,909 që nga fillimi i epidemisë.

/GazetaSinjali/