Katër persona kanë vdekur e nëntë të tjerë janë lënduar pasi janë sulmuar nga një pacient në spitalin psikiatrik, në Rumani.
Një 38-vjeçar kishte shkuar në spital para tri ditëve dhe sot rreth orës 03:00 të mëngjesit ka sulmuar pacientët me mbajtësen e infuzionit, transmeton Sinjali.
Tre prej viktimave kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima e katërt në spital.
Nga nëntë personat e lënduar, dy prej tyre janë në komë./Sinjali/